3 Lokacione, 3 Qytete – Arti si urë mes kulturës dhe identitetit urban.
Ne besojmë se arti ka fuqinë të bashkojë komunitetet, të krijojë ura ndërmjet brezave dhe të frymëzojë ndryshim social. ” Tingujt e Trashëgimisë ” përfaqëson një nismë promovuese kulturore, ku artistë të njohur shqiptarë lidhin muzikën dhe identitetin e tyre artistik me disa prej pikave më përfaqësuese dhe simbolike të qyteteve shqiptare. Përmes këtij projekti, muzika bëhet një mjet ndërveprimi dhe rrëfimi, duke ndërlidhur artin bashkëkohor me trashëgiminë kulturore dhe hapësirat urbane.

Në fokus janë 3 lokacione të përzgjedhura në 3 qytete të ndryshme, ku secili këngëtar do të interpretojë një këngë origjinale në një ambient të hapur me vlera të veçanta historike apo kulturore. Përmes xhirimeve dinamike dhe rrëfimeve të personalizuara, artistët prezantojnë historinë, emocionin dhe energjinë e çdo qyteti, duke i dhënë publikut një përvojë të re vizuale dhe kulturore.

Misioni ynë është të promovojmë qytetet shqiptare përmes zërave që i përfaqësojnë më së miri: artistëve që frymëzohen dhe kontribuojnë në jetën kulturore të tyre.